Vizion Plus ka zbardhur diskutimet në Konferencën e Kryetarëve.
Partia Demokratike kërkon që nesër, gjatë seancës plenare të mos miratohet paketa fiskale, pasi dpeutetëve u është lënë vetëm 24 orë kohë për t’u njohut me ligjet.
Gazment Bardhi: Keni futur në kalendar 8 ligje të paketës fiskale. I keni futur për seancën e nesërme, në shkelje të plotë të Kushtetutës. Këto ligje u janë dhënë deputetëve në datën 14 nëntor dhe kërkoni t’i miratoni nesër. Kjo është e papranueshme dhe hedh në erë çdo procedurë parlamentare. T’u lini vetëm 24 orë kohë për të diskutuar 8 ligje mund ta bëni vetëm ju, dhe nuk e di, Kryetar, kush ju shtyn ta bëni këtë. Po jua them këtu se kjo çështje do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.
Sa i përket kërkeësë së PD për mocion me debat mbi situatën e krimit të organizuar në vend, mazhoranca kërkoi që debati të shtyhet për një sesion tjetër parlamentar. Megjithatë, gjatë diskutimeve u vendos që mocioni do të zhvillohet në datën 18 dhjetor. Mazhoranca kërkon ta lërë si pikë të fundit në rendin e ditës, ndërsa PD e kundërshton.
Gazment Bardhi: Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë. Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka marrë qeveria. Kërkesa vjen në kuadër të raporteve ndërkombëtare që flasin për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar dhe çmoj se është pikërisht momenti që të zhvillohet ky debat. Unë propozoj që debatit t’i caktohet data 18 dhjetor, sepse atë ditë parashikohet një seancë që ka vetëm njoftime dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Shtoni një pikë në rendin e ditës, që të jetë pikërisht debati për masat e qeverise në raport me krimin e organizuar. Mocioni do të zhvillohet më 18 dhjetor./vizionplus.tv
