Fshatrat Dardhë, Sinicë, Arrëz, Nikolicë e Qytezë kane sipërfaqe të konsiderueshme me kumbull të egër.
Rakia e kumbullës që nxjerrin banorët e këtyre fshatrave, është shumë e kërkuar nga të gjithë, por duke qenë se ajo është nga drufrutorët që i çel më shpejt lulet, është më e rrezikuar se të tjerat.
Banorët në fshatin Dardhë tregojnë se këtë vit, kumbulla e egër është shumë e rrezikuar nga dëbora që ka rënë ditët e fundit.
Moti i ftohtë i ka dëmtuar shumë të mbjellat.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Besojmë se këtë vit nuk do të kemi shumë prodhim, sepse janë dëmtuar një pjesë e mirë e të mbjellave.
Një pjesë të mirë të prodhimit të rakisë së kumbullës banorët e shesin. Prodhim që këto vitet e fundit, për shkak të kushteve atmosferike, ka qenë më i pakët.
Këtë vit pritet të jetë edhe më i pakët prodhimi i drufrutorëve të hershëm, pasi dëbora dhe temperaturat e ulëta i kanë dëmtuar pikërisht në fazën e lulëzimit.