Reshjet intensive të dëborës kanë vijuar pothuajse gjatë gjithë natës në aksin Bogë–Theth, ku trashësia e borës ka kaluar 40 centimetra. Aktualisht reshjet po vazhdojnë me intensitet, ndërsa forcat e mirëmbajtjes po punojnë me kapacitete të shtuara për të garantuar qarkullim të pandërprerë në këtë segment malor.
Edhe në aksin Hani i Hotit – Dogana Vermosh janë shënuar reshje dëbore gjatë natës në zonat mbi 1000 metra lartësi. Dy mjete borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës.
Deri në këto momente nuk raportohen probleme në qarkullim, ndërsa strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës meteorologjike dhe të rrugëve.
/vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
