Gjatë orëve të fundit, në lartësitë mbi 1200 metra në juglindje të vendit janë shënuar reshje dëbore, të cilat kanë prekur kryesisht zonat malore. Më të evidentuara janë Maja e Biglës në Dardhë dhe zona e Shtyllës deri në majën e Mashkullores, ku trashësia e dëborës varion nga 5 deri në 10 centimetra.
Firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe qarkullueshmërinë e akseve, përfshirë edhe rrugën e Dardhës. Dëborë është raportuar në pothuajse të gjitha zonat e thella malore të qarkut, por deri tani nuk evidentohen probleme me qarkullimin rrugor apo situata emergjente.
Strukturat përgjegjëse po vijojnë monitorimin e situatës.
/vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
