Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratën e Fondit Monetar Ndërkombëtar për goditjet që po merr ekonomia shqiptare si pasojë e rritjes së çmimeve.

 

Meta shprehet i shqetësuar për ekonomitë e familjeve ndërsa deklaron se bordet e monitorimit nuk e kanë kryer detyrën e tyre siç duhet por i kanë shërbyer vetëm propagandës së Qeverisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në vazhdimësi kam shprehur shqetësimet në lidhje me goditjen e ekonomive familjare dhe thellimin e varfërisë në kushtet e rritjes galopante të çmimeve.
Monitorimi i çmimeve nga bordet i ka shërbyer vetëm propagandës së Qeverisë dhe nuk ka mbrojtur realisht qytetarët dhe në veçanti shtresat në nevojë, nga barra e rëndë e rritjes të kostos së jetës.
Në vlerësimin dhe sugjerimin tim ka qenë nevoja e politikave për mbrojtjen sociale nëpërmjet indeksimit të pagave, të pensioneve dhe të ndihmës ekonomike.
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në deklaraten e fundit vëren se Shqipëria po përballet me dy goditje për ekonominë e saj, rritjen e çmimeve dhe rrezikun e financimit të huaj të borxhit publik.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka këshilluar Qeverinë për nevojën e mbështetjes të mirëorientuar për të varfërit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ҫmimeve. Mbetet gjithashtu e domosdoshme ulja e borxhit publik dhe veҫanërisht nevojat për rifinancim të tij.” – shkruan Meta.