Eglanta Isufi, është e reja që braktisi foshnjën e saj paraditen e kësaj të mërkure në një bodrum në zonën e Yzberishtit.
Policia në një njoftim për media, bëri me dije se e reja, pasi është shoqëruar në komisariat ku është marrë në pyetje e më pas është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Tiranë/Informacion shtesë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, e cila bën fjalë për gjetjen e një foshnje të porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se:
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e një 30-vjeçareje, si autore e dyshuar e kësaj ngjarje.
Pas identifikimit dhe shoqërimit, shërbimet e Policisë e kanë dërguar 30-vjeçaren për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.