Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të zhvillojë pasditen e sotme një takim me një delegacion nga Senati Amerikan.

Rreth orës 15:20 delegacioni amerikan ka mbërritur në selinë e PD, i kryesuar nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Ka qenë nënkryetarja e PD Jorida Tabaku ajo që i ka pritur nga jashtë selisë e më pas e ka shoqëruar ambasadoren Kim dhe delegacionin amerikan në PD.

Mësohet se në takim me kryedemokratin Basha do të jenë disa zyrtarë të Senatit Amerikan, si dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";