Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me referendumin që po mbahet sot për shkarkimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli e ka cilësuar referendumin e sotëm, si një leksion të fortë demokracie.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo thekson se sot duhet të rrish në radhë për të votuar në referendumin për shkarkimin e Bashës, ndërsa shton se edhe të moshuarit, dhe të sëmurët i janë drejtuar selive të PD, për të votuar.

 

“Goodbye Lul!

Sot duhet të rrish në radhë për të votuar në Referendumin e PD për largimin e LB!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot kanë shkuar për të votuar edhe ata demokrate që kanë vite që nuk dalin nga shpia; sot janë ngritur per te votuar nga themeluesit e degeve te PD deri tek anëtari më i ri i saj; sot janë ngritur nga shtrati të semurë për të votuar në referendum.;

Kanë votuar nga më të rinjtë deri tek me të moshuarit.

Asnjëhere nuk ka patur një pjesemarrje demokratësh si kjo e sotmja.

Kjo është Dita e bukur e demokracisë!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kaq rradhë nuk ka patur as në ditën e votimeve.

Kjo nuk eshte vetem shprehja me e bukur e lirise dhe demokracise, kjo eshte mesazhi i shpreses;

Me këtë pjesemarrje e besim që njerezit kane tek clirimi nga pengu ata po përcjellin shpresen për të larguar edhe qeverinë aktuale.

Pas LB radhën e ka Rama!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Goodbye Lul!

Faleminderit çdo demokrati!”-shkruan Topalli