Demokratët do të aplikojnë procesin e primareve për të zgjedhur kandidatin që do të garojë për Bashkinë e Kukësit në betejën e 24 shtatorit.

 

Nesër në orën 13.00 Sali Berisha do të mbledhë Kryesinë për të përcaktuar emrat që do të bëhen pjesë e procesit të primareve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy kandidatët kryesorë janë Admir Sinamati i cili garoi dhe në 14 maj; dhe Arif Rexhmati. Rexhmati është kreu i degës së Partisë Demokratike që sot drejtohet nga Lulzim Basha.

 

Mbetet për tu parë se çfarë do të bëjë Lulzim Basha dhe demokratët që e mbështesin, nëse do të kenë dhe ata një kandidat për Bashkinë e Kukësit apo jo.  Vetë Basha ka preferuar të mos bëjë asnjë koment për zgjedhjet e pjesshme por PD e Kukësit ka bërë thirrje që opozita të dalë me një kandidat në 24 shtator.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Kukësit fitoi kandidati i Partisë Socialiste Safet Gjici. Por Gjici qëndroi vetëm pak javë në detyrë pasi ai u shkarkua nga kryeministri Edi Rama pas publikimit të një videoje ku kryebashkiaku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.