Pritshmëritë ishin për njohje të pavarësisë. Por mesazhi që dërgoi ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, gjatë vizitës në Prishtinë nuk ishte i parëndësishëm.

Diplomati i Athinës sinjalizoi afrim mes palëve, teksa u ra dakord për avancimin e marrëdhënieve nga përfaqësi ekonomike në atë politike. Dialogu me Serbinë nuk mbeti jashtë vëmendjes.

Donika Gërvalla, ministre e Jashtme e Kosovës: “Republika e Kosovës dhe Republika e Greqisë janë pajtuar që si një hap i mëtejmë drejt një shkëmbimi të ngushtë dhe të dendur të ngrihet statusi i Zyrës së Athinës në Prishtinë nga një zyre e thjeshtë ekonomike në një zyre të ashtuquajtur interesi me qasje tashmë jo vetëm në çështje ekonomike, por edhe në fusha tjera duke përfshirë ato politike.”

Nikos Dendias, ministër i Jashtëm i Greqisë: “Ne e përkrahim plotësisht nisjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Po e shfrytëzoj prezencën time sot për t’u kërkuar të gjitha palëve që të intensifikojnë përpjekjet për një marrëveshje të qëndrueshme ligjore. Një marrëveshje, e cila do të stabilizonte tërë rajonin dhe do ta sillte atë më afër familjes evropiane.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i përmendi të mirat që sjell njohja e pavarësisë.

“Njohjen dhe respektimin e pavarësisë sonë nga të gjithë anëtarët e BE-së, përfshirë Greqinë, e konsiderojmë si një kontribut thelbësor për stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan. Pavarësia e Republikës së Kosovës është një fakt i patjetërsueshëm dhe sa më parë që pranohet një fakt i tillë, aq më shpejt sigurohet një perspektivë e qëndrueshme për rajonin, por edhe Serbinë.”

Ministri grek tha më tej se mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Dendias u takua dhe me kryeministrin, Albin Kurti, kryeparlamentarin, Glauk Konjufca dhe presidenten, Vjosa Osmani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";