Edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka përshëndetur dënimin e ish-ministrit Saimir Tahiri me 3 vite dhe 4 muaj burg, vendim i cili u dha këtë të premte nga GJKKO.

 

“Për vite me rradhë Edi Rama mohoi kanabizimin e Shqipërisë, mohoi lidhjet e tij dhe të deputetëve të tij me krimin, mbrojti “ministrin kampion” që e shndërroi policinë në rojtare të parcelave të hashsahit, ndërsa vendit i kushtoi damkën si “Kolumbia së Europës” dhe ngecjen në vendnumëro në procesin e integrimit. Koha i dha të drejtë Partisë Demokratike, beteja jonë pakompromis në shërbim të interesit publik provoi se Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit”, shkruan Alibeaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";