Skretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari e konsideron vendimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të komanduar nga vetë kryeministri Edi Rama.

 

Në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, ai shprehu rezerva për sistemin e drejtësisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është e qartë që pas 6 apo 7 vitesh, Rama ka arritur të bëjë një kokë turku për interesin e tij personal. Nëse do të kishte një drejtësi të vërtetë të kanabizimit, nuk do të mjaftohej me vetëm dënimin e një ish-ministri, por me të gjithë kupolën e Rilindjes, me Ramën të parin. Rama ka bërë një strategji politike, duke lëshuar Saimir Tahirin dhe duke mbajtur Erion Veliajn, i përfshirë drejtpërdrejt në çështjen e inceneratorëve. Është e komanduar për interesin personal të Edi Ramës.”

 

Ai u ndal edhe te zgjedhjet e pjesshme, ku tregoi pritshmëritë e LSI-së për 6 bashkitë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kandidatët do të përfaqësojnë interesat e zonave që do të ketë proces zgjedhor të pjesshëm. E rëndësishme është që kandidati do të bëjë një fushatë pozitive që do t’i shërbejë në mënyrë direkte zonës. Do të donim si LSI që të kishim zgjedhje në 61 bashkitë e vendit, për të provuar forcën e vërtetë…Ky koalicion tregoi qartazi që koha kur emëroheshin kandidatët për kryebashkiak me para në dorë apo zarfa, ka marrë fund. Basha dhe Rama janë bashkë në këtë proces, i bashkojnë aferat dhe bizneset e tyre personale. Njeri zgjeron pushtetin, ndërkohë Basha i bën hije duke zgjeruar biznesin e tij.”