Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe familjarët e tij janë kërcënuar.

 

Këtë pretendim e ka ngritur mesditën e kësaj të enjteje kryetari i PD-së, Sali Berisha.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një deklaratë për shtyp, Berisha tha se kërcënimet për Ahmetajn kanë nisur prej 3 javësh nga burgjet e Shqipërisë dhe zyrat e krimit shtetëror.

 

Së pari, ju informoj se prej 3 javësh, breshëri kërcënimesh me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve, vërshojnë nga të katër anët drejt Arben Ahmetajt. Këto kërcënime kriminale dëshmojnë tmerrin dhe datën që Arben Ahmetaj u ka kallur Edi Ramës dhe Erion Veliajt si bosët kryesorë të vjedhjes së shekullit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me këto kërcënime ndaj Ahmetajt, Rama dhe Veliaj kërkojnë me çdo kusht që t’i mbyllin gojën që të mos i bëjë publike ndërhyrjet e Ramës dhe Veliajt si kupolë kryesore e vjedhjes së shekullit.

 

Kërcënimet me jetën e tij, të fëmijëve dhe familjarëve të Arben Ahmetajt që vërshojnë nga burgjet e Shqipërisë dhe zyrat e krimit shtetëror dëshmojnë se Agaçi, Rama dhe Veliaj janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve janë “de facto” dhe “de juro” truri dhe ekzekutorët e vjedhjes së shekullit”, u shpreh ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Berisha i bëri thirrje autoriteteve që të marrin në mbrojtje familjen e ish-zv.kryeministrit dhe të dërgojë hetuesit e tij në vendodhjen e Ahmetajt.

 

Ju bëj thirrje të gjithë hetuesve, prokurorëve, policëve, punonjësve të organeve të zbatimit të ligjit, që janë të interesuar në zbardhjen e të vërtetës rreth vjedhjes së shekullit, të marrin të gjitha masat për të mbrojtur familjarët, fëmijët, por edhe vetë Arben Ahmetaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dërgojnë aty ku ndodhet ky i fundit hetues, duke e pranuar atë si bashkëpunëtor të drejtësisë. Shqiptarët, mbi të gjitha duan të zbardhet e vërteta dhe të marrin mbrapsht paratë qindra milionë që ky grup i grabiti atyre me këtë aferë“, theksoi kreu i PD-së.