Një denoncim ka ardhur nga burgu Idrizov në qytetin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë institucion të vuajtjes së dënimit në shtetin fqinj ndodhen edhe disa shtetas të Shqipërisë, pikërisht nga Peshkopia e Dibrës.

Denoncimi për Vizion Plus është bërë për një person i cili po vuan dënimin prej dy vitesh në këtë burg, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe është i sëmurë rëndë.

“Jemi shtetas të Shqipërisë të cilët po vuajmë dënimin në burgun Idrizov në Shkup të Maqedonisë. Mes nesh është edhe një person me incialet H.K i cili është dënuar padrejtësisht me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, por kjo nuk është e vërtetë. Më e keqja është se personi në fjalë është i sëmurë dhe vuan nga një sëmundje e rëndë. Ka bërë kërkesë tek organet këtu por askush nuk e ka marrë parasysh. Atij po i rrezikohet jeta, ndaj ju lutemi bëjeni rastin publik” – shkruan denoncuesi, teksa ka kontaktuar gazetarin e Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kushtet ku po vuajmë dënimin janë skandaloze siç po e shihni edhe vetë. Ju lutemi bëjeni publike rastin që shteti ynë atje të ndërhyjë” – përfundon denoncimi.