Aranita Brahaj, drejtoresha ekzekutive e Open Data Albania ka ironizuar përplasjet e fundit në Kuvend, mes opozitës dhe mazhorancës.

 

Në studion e Quo Vadis, ajo tha se e gjitha ajo se çfarë shfaqet sot, është thjeshtë një ëstradë, teksa shton se deputetët ia mbathën sa nis ndonjë hetim ndaj tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne jemi në ditët më të vështira të palamentarizmit. Këto ditë të vështira kanë vite që zgjasin. Nuk ka as moral as sjellje. Shumë anëtarë të Kuvendit kanë ceduar në figurën e tyre. Kemi deputetë të cilët kanë marrë shumë vota, kanë rivalizuar edhe kryetarin e mazhorancës dhe sot janë në qeli për korrupsione. Kemi deputetë të tjerë që sa u interpretua imuniteti kërkuan azil diku jashtë. Kemi e të tjerë që ua kemi lexuar emrin në relacionin e SPAK e ata janë aty të majtë e të djathtë që bëjnë shoë. Është e turpshme që të shohim këto foto. Ata bëjnë estradë, nuk shoh ndonjë të inatosur”, tha ajo.