Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se Partia Demokratike do të përgatisë një paketë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë.

Kjo nismë e PD, vjen pas ngjarjes së djeshme, ku deputeti i PS, Bujar Çela uroi Pavarësinë e Shqipërisë me e foton e diktatorit Enver Hoxha, duke e dërguar në grupin e Komisionit të Sigurisë.

Në një konferencë për mediat,Alibeaj e cilësoi si urgjente dhe të nevojshme këtë paketë ligjore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Rrasti i djeshëm i deputetit Bujar Çela tregon më së shumti që nuk është një rast i shkëputur, por më tepër se kaq. Shtron për diskutim nevojën për tu distancuar nga diktatura Enverhiste dhe ndikimi në të ardhmen. Urimi me foton e diktatorit Hoxha nga një ligjvënës nuk është thjesht shkelje etike, por më tepër. Kjo tregon nevojën urgjente për dekomunizimin e shoqërisë shqiptare. Në emër të kolegëve deputetë, do të kërkojmë në Këshillin e Etikës marrjen e masave ndaj deputetit në fjalë, si një reagim i domosdoshëm. Po përveç kësaj, ajo që ne kemi propozuar kryetarit të partisë, është që PD, të paraqesë një paketë të plotë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare’, tha Alibeaj.