Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale që u mbajtën ditën e diel në vend.

Bazuar në të dhënat e KQZ, 17 komuna në Kosovë tashmë e kanë një fitues, ndërsa 21 të tjera do të shkojnë në raundin e dytë të balotazhit.

Deri tani Lista Serbe ka fituar në komunat Leposaviq, Novobërdë, Graçanicë, Shtërpc, Partesh, Ranillug, Zveçan Zubin Potoku dhe Kllokot.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë katër komuna; Mitrovicën, Ferizajn, Hanin e Elezit, Skenderajn.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy komuna Deçan dhe Suharekë. Lidhja Demokratike e Kosovës dy komuna Lipjan dhe Pejë.

Surprizë është lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, e cila nuk ka marrë asnjë komunë në raundin e parë.

Qendrat e votimit në Kosovë u mbyllën në orën 19:00, ku sipas KQZ-së kanë votuar 43% e totalit ose 770 mijë e 171 votues.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";