Plani i dy vëllezërve për të trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut u prish nga policia.

 

Efektivët e Pogradecit prangosën një 35-vjeçar dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, nën akuzën se kanë tentuar të kalojnë 1 kg kanabis drejt shtetit maqedonas, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si prova materiale, u sekuestruan lënda narkotike, një varkë, dy motorë uji tip “Yamaha”, dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.