Detaje të reja mësohen nga ngjarja e djeshme e ndodhur në Bathore, ku 24-vjeçari Doaldo Bajrami, plagosi me armë 24-vjeçarin Elvis Visha.

Gazetari Esido Barkaj mëson se autori i dyshuar i ka shitur makinën të plagosurit, por nuk kishin bërë aktin e shitjes.

Bajrami i kishte kërkuar disa herë që të shkojnë tek noterja për të bërë kalimin e pronësisë së mjetit nga emri i tij tek Elvis Visha.

Ky i fundit e kishte shmangur këtë gjë pasi njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte frikë se mos bënte ndonjë aksident dhe nuk donte që makinën e blerë t’a kishte në pronësi të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Visha i kishte thënë Bajramit se makinën e ka shitur tek një person tjetër.

Por autori i dyshuar e kishte parë duke qarkulluar me makinë dhe pastaj në banesën e tij mori çiften dhe e qëlloi duke e plagosur.