Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që u shënua në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në fshatin Stan Karbunarë.
Policia njofton se të plagosur kanë mbetur 5 anëtarët e një familje, burrë e grua dhe 3 fëmijët e tyre të mitur.
Të 5 të dëmtuarit, ndodhen në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Lushnjë/Informacion paraprak
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në fshatin Stan Karbunarë, shtetasi D. F., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasja E. F., 37 vjeçe dhe fëmijët e tyre të mitur, të moshave 14 vjeç, 13 vjeç dhe 7 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes, në kujdesin e mjekëve.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.