Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik që u regjistrua këtë të mërkurë në Shëngjin.

 

6-vjeçari nga Kosova po kalonte rrugën së bashku me prindërit e tij për të shkuar në plazh, por në një moment u shpëtoi atyre nga duart dhe u godit nga një furgon pasagjerësh.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Familja e 6-vjeçarit jetonte në Angli dhe prej disa ditësh kishte ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet e verës. Ai ndërroi jetë në spital.