Fatjon Dervishi u ekzekutua me armë zjarri gjatë mesnatës në Katund Sukth të Durrësit. Viktima, 38 vjeç banor i  këtij fshati është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.

 

Burime të policisë së Durresit bëjnë të ditur se 38-vjeçari është qëlluar pranë mbikalimit të dhënave të trenit, në kohën që po shkonte tek shtepia e të atit. Ai ndodhej në automjet së bashku me një mikun e tij, në momentin e ngjarjes. Viktima ka marë dy plumba në trup, por ndonëse u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit, ai nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Viktima mësohet se jetonte në Francë kohët e fundit dhe ishte babi i dy fëmijëve.