Vizion Plus mëson detje të reja nga ngjarja e rëndë në Kurbin, ku mbeti i vrarë Selman Mihana dhe u plagos pronari i firmës së inerteve Ardjan Gjeloshi.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gurëz të Kurbinit në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Gazetari Altin Mema mëson se autorët e krimit kanë qëlluar nga brenda rrethimit të firmës së inerteve.

Kur autorët kanë hapur zjarr, pronari i firmës Ardian Gjeloshi ka qenë duke u futur ne ambientet e zyrës së bashku me viktimë,n ekonomistin Selman Mihana.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas policisë e gjithë firma është me kamera sigurie. Kur ka ndodhur atentati te porta e hyrjes ndodhej edhe roja i objektit, i cili është merrë në pyetje nga grupi hetimor.

Hetuesit dyshojnë se Ardian Gjeloshi, pronari firmës se inerteve ka qenë shënjestra e atentatit.

Nderkohë që po hetohen konfliktet dhe mosmarrveshjet që pronari i objektit Ardjan Gjeloshi mund të ketë patur me personat e tjerë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";