Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja në Shkodër.

Gentian Mithi 46-vjeç është autori i plagosjes së 24-vjeçarit Jaser Osmani.

Ky i fundit ka marrë një plagë në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia po vijon punën për kapjen e Gentian Mithit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit. 

Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit”, njofton policia./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";