Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempull 3”, ku u arrestuan 19 persona.

Sipas një njoftimi zyrtar, bëhet me dije se mes tyre është arrestuar dhe shoferi i Shërbimeve Mbështetëse në KLSH.

19 të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Ditën e sotme, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të fazës së dytë të megaoperacionit mbarëkombëtar “Tempulli 3”, arrestoi 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndër të arrestuarve është dhe shtetasi R. M., me detyrë shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit”, njofton policia./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";