Zbardhet vrasja e 32-vjeçarit Endri Mustafa, i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Livadheve.
Si autor të dyshuar policia shpalli në kërkim 28-vjeçarin Ibrahim Lici, emër ky i njohur i botës së krimit në zonën e Shkodrës, ndërsa arrestoi bashkëpunëtorin e tij, 15-vjeçarin Ergys Malja. Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Po ashtu në pranga përfundoi dhe 26-vjeçari, Edison Arazi, i cili dyshohet se ka pasur dijeni për krimin.
Nga provat e grumbulluara në vendin e ngjarjes, rezulton se Ibrahim Lici së bashku me të miturin 15-vjeçar nxorën në pritë dhe më pas ekzekutuan me gjashtë plumba 32-vjeçarin, Endri Mustafa.
Ndërkohë gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorit të dyshuar Ibrahim Licit, policia gjeti në banesën e 26-vjeçarit, Edison Arazi dhe një sasi kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vrasja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e përplasjeve mes grupeve kriminale në zonën e Shkodrës.
Lidhur me ngjarjen reagoi babai i Ibrahim Licit. Ai mohoi autorësinë e vrasjes nga i biri, ndërsa e cilësoi vrasjen si të iskenuar nga familja e Bilalave dhe Bajrave pasi viktimën e kishin komshi.
MUSTAFA LICI – BABAI I IBRAHIM LICIT
Bashkëpunëtori i krimit i cili kreu krimin është një fëmijë i mitur me grupin e estmer bilalit dhe të bajrave. Punon pastrues i bajgave te kuajve te esmer bilalit tash e tre vjet. I mitur që ka marrë përsipër të deklarojë një bashkëpunim sikur kam kryer një krim me Ibrahim Licin.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Mustafa Lici hodhi akuza edhe në drejtim të drejtorit të Policisë Shkodër, për të cilin thotë se dhe ai është i implikuar në këtë rast. Sipas tij, para pak ditësh policia e hoqi Ibrahim Licin nga lista e personave të shpallur në kërkim pasi nuk ka prova ndaj tij për akuzat e ngritura.
Këtë mbështetje e kanë nga policia se po të mos e kenë nga policia dhe nga drejtues të këtij vendi ta dini mirë se nuk arrinë deri aty. Por gjithësesi ky blof i tyre. Ne kemi armë shumë të fuqishme para drejtësisë kemi vendqëndrimin ku hamë e pimë kafe dhe ku jetojmë në cdo orar sepse kështu na ka detyruar jeta.
Edhe bashkëshortja e viktimës mohon që të kenë konflikte me familjen lici. Ajo pretendon se vrasja është bërë nga tjetërkush dhe i është faturuar ibrahim licit qëllimisht.
INGRID MUSTAFA – BASHKËSHORTJA E VIKTIMËS
Jemi komshinj. I kemi këtu. Nuk kemi pasur kurë asnjë lloj problem. Burri jem ka qenë shok me djemtë e tij dhe për këtë gjë që e kanë nxjerë ata unë kam dhënë deklaratat e mija dhe në polici ku kamë thënë që këta nuk kanë asnjë lloj lidhje me burrin tim. Habitem si e kanë nxjerrë pasi nuk ka lidhje dhe jemi 100% të sigurt se kjo ngjarje nuk ka ndodhur prej djalit të tij.
Endri Mustafa ishte në kërkim nga policia. Ditën e vrasjes, 32 vjeçari kishte shkuar në shtëpi për të takuar fëmijët. Ai doli rreth orës 10:00 të darkës pasi u telfonua nga 15 vjeçari Ergys Malja për të parë një kalë në zonën e livadheve ku dhe u gjet i ekzkutuar më pas.
Endri Mustafa ishte një emër i njohur për policinë pasi ka qenë i dënuar më herët për plagosje me dashje. Në 2016 ai u arrestuar për grabitjen e dy personave në zonën e Livadheve së bashku me disa te dyshuar të tjerë. Në këtë operacion të zhvilluar nga policia u arrestuan dhe pjesëtarë të tjerë të grupit të Astmer Bilalit, të cilët kishin marrë pjesë në grabitje. Grup ky me të cilin familja Lici prej kohës është në konflikt.