Kreu i qeverisë, Edi Rama ditën e djeshme, nga Asambleja e PS-së, e cila u zhvillua në ambientet e “Hotel Melia” në Durrës tha se një kompani prestigjioze amerikane ka shprehur ambicien për të investuar në Sazan. Bëhet fjalë për Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Sakaq, deputeti demokrat Ervin Salianji, gjatë fjalës së tij në komisionin e Sigurisë Kombëtare ditën e sotme ka folur pikërisht për këto investime që pritet të bëhen në Sazan.

Demokrati tha se dy vite më parë e ka pyetur ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi nëse do të kishte investime në Sazan dhe ai ia ka mohuar diçka të tillë. Salianji shtron pyetjen se a ka lidhje McGonigal me kompaninë që kryen investime në ishullin e Sazanit. Gjithashtu, ai nënvizon se në krye të kompanisë që investon në Sazan është një oligark rus, duke shtuar se ky fakt mund të rrezikojë sigurinë e Shqipërisë.

“Në këtë komision nuk ka përfaqësues të qeverisë. Dëgjuam dje kryeministrin Edi Rama që tha se një kompani e madhe ndërkombëtare do të investojë thuajse 1 miliard euro në ishullin e Sazanit. Një vit e gjysmë më parë e kam pyetur ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi nëse baza e Sazanit do të jepet për privatët, i vihej zjarri në atë kohë dhe i kam thënë se flakët vendosen për të bërë hotele, e është përgjigjur se nuk ka plan për privatizim të Sazanit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne mbështesim çdo investim me garë, transparent, që mund të vijë në Shqipëri dhe që mund të bëjë më tepër për vendin tonë. E para, a ka lidhje me këtë kompani një i njohur nga ne, ju e publiku Charles McGonigal? Mjafton një kërkim i thjeshtë për të kuptuar se lidhja është e dukshme. E dyta, a ka lidhje dhe a i dëmton interesat e Shqipërisë fakti që një prej drejtuesve kryesorë është oligarku rus Vladislav Doronin? A keni shqetësime edhe ju si Komision Sigurie? Dua që investime të tilla të diskutohen këtu në Komisionin e Sigurisë”, u shpreh Salianji në Komisionin e Sigurisë.