Policia e Tiranës ka ndaluar një person pas akteve të dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, 21 maj, para bashkisë.

Protesta ishte thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Vizion Plus mëson se Elton Vokrri është autor i hedhjes së molotovit te bashkia e Tiranës.

Edhe në protestën e kaluar ky shtetas ka hedhur  molotov. Është faktuar nga pamjet filmike, ndërkohë dhe gjatë intervistimit nga hetuesit ai e ka pranuar vetë faktin që ka hedhur molotov.

Lidhur me protesën u proceduan në gjendje të lirë shtetasit K. B., 21 vjeç, S. J., 41 vjeçe, të dy banues në Tiranë, dhe S. B., 49 vjeç, banues në Krujë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv