Jo vetëm për ngjarjen e rëndë ku një vogëlushe u dhunua dhe i’u thye këmba brenda kopshtit privat ‘Stinët’ në Tiranë, por Prokuroria ka nisur hetimet edhe për 2 efektivë të Komisariatit numër 1.

 

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka përpiluar dosjen ndaj 2 punonjësve, Ylli Çako, Bledar Rushiti

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata akuzohen për shpërdorim detyre. Zyrtarët e policisë janë marrë në pyetje nga hetuesit e AMP ku kanë pranuar faktin se kanë neglizhuar ngjarjen, duke thënë se hetimet do ti vijonin ditën tjetër ose në vijim. Por Agjencia ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer hetime dhe verifikime sipas ligjeve, kjo për faktin se kopshti “Stinët” rezultoi i paliçensuar.

 

Sipas burimeve, efektivët e policisë, menjëherë pas kallëzimit të prindërve të 3-vjeçares duhet të kontrollonin dokumentacionin e këtij subjekti.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe pse mungojnë provat për të ngritur një akuzë të tillë për momentin, hetuesit po verifikojnë pasi ka dyshime se efektivët kanë përfituar ryshfet nga pronarët e kopshtit për të lehtësuar pozitat e tyre.

 

Ngjarja rëndohet edhe më tej për faktin se Policia dhe Prokuroria kanë kërkuar nga Instituti i Mjeksisë Ligjore akt-ekspertizën e vajzës së vogël vetëm në datën 7 nëntor, plot një javë pas ngjarjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";