Ashu sikur se është bërë zakon, protesta e radhës e thirrur nga opozita ka nisur me dhunë dhe hedhje molotovi para godinës së bashkisë Tiranë.

Gazetari Esido Barkaj raporton se dy protestues janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin. Është dashur ndërhyrja e disa protetsuesve të tjerë për t’i ndarë,

Kjo është protesta e 8 në radhë dhe opozita ka paralajmëruar se do të vijojë me të tjera.

Qytetarë dhe përfaqësues të opozitës janë mbledhur edhe njëherë para institucionit për të këkruar dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ashtu si në protestat e kaluara, edhe këtë herë ka pasur tensione dhe është hedhur molotov drejt godinës. Policia ka fortifikuar bashkinë, ndërsa e ka rrethuar me gardh metalik dhe ka apeluar me megafon që të ndalen sulmet./vizionplus.tv/