Policia ka parandaluar një krim të mundshëm në familje. Raportohet se një 34-vjeçar ka dhunuar e më pas kërcënuar prindërit e tij.
Policia e ka shpallur në kërkim 34-vjeçarin, ndërsa ka gjetur në banesë 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pako me dinamit dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte autori.
34-vjeçari është arratisur nga banesa në momentin që ka vërejtur praninë e uniformave blu, duke ndjekur një terren malor në fshat.
“Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar dhe kanosur për jetën familjarët e tij, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje, në fshatin Shushicë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Shtetasi D. G. që kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, prindërit e tij, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë, ka dalë nga banesa dhe ka mundur të largohet në një terren të vështirë malor, në fshat”, thuhet në njoftim.
Policia po punon për gjurmimin dhe arrestimin e tij.