Temperaturat e larta që kanë mbërthyer vendin prej ditësh kanë bërë që qytetarët të kërkojnë për vende që ju ofrojnë freski.

Qytetarët dibranë i janë drejtuar lumit Drin i Zi për të kaluar orët e nxehta të ditëve të fundit. Si zgjidhjen më të mirë ata kanë gjetur bregun e lumit Drin në afërsi të Gjoricës, pranë rrugës së Arbrit.

Dhjetra të rinj kanë mbushur bregun e lumit falë edhe bizneseve verore të ngritura në këtë zonë. Të rinjtë kanë parë shpëtimin e vetëm nga i nxehti përvëlues ujin e freskët të lumit Drin i Zi që rrjedh nga shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut.

“Fundjavat sidomos ka shumë njerëz. Me aq sa mundësi kemi e kemi rregulluar këtë si pikë për ata që nuk kanë mundësi për të shkuar në plazh”, tha Vijort Xheleshi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë gjithë muajve të verës e gjithë vija lumore e Drinit të Zi në Dibër përdoret nga banorët për tu freskuar, një alternativë ndryshe nga deti dhe me kosto më të vogël./vizionplus.tv