Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin tonë si pasojë e ndikimit të vlerave të larta barike.

Duke ju afruar mesditës parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta në zonën malore dhe pjesërisht në zonën e ulët, ndërsa vija bregdetare mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të vijojnë të rriten dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 24°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi MBI 30 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjell në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";