Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm në të gjithë territorin duke sjellë orë të shumta me diell dhe kalime të lehta vranësirash.

 

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtojë gradualisht vranësirat, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperënimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";