80 raste të reja të infektuar me HIV-AIDS janë identifikuar vetëm 10 muajt e parë të 2022.  Gjatë këtij viti, numri më i lartë i rasteve të diagnostikuara i përket gjinisë mashkullore, ku nga 80 raste, 61 janë meshkuj.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu tha vendi ynë është një vend me incidencë të ulët të përhapjes së këtij infeksioni.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRJA E SHËNDETËSISË

“Sigurisht rastet kanë një qëdrueshmëri, pra janë rreth 80, 97, 107, pra në këto shifra vjetore jemi përsa i përket të prekurve me HIV-AIDS ndër vite. Ne shumë shpejt nëpërmjet programeve tona dhe programit Global Fund do të fillojmë edhe vetë-testimin për HIV-AIDS. Do të jetë një hap sërisht drejt një diagnostikimi më të shpejtë. Sepse e gjithë lufta në këtë aspekt është diagnostikimi në kohë, diagnostikimi i shpejtë, në mënyrë që edhe trajtimi të fillojë sa më shpejt dhe të jetë në kontroll infeksioni”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Ditën Botërore të SIDA-s, nuk munguan aktivitetet për të rritur sa mëshumë ndërgjegjësimin tek të rinjtë ndaj kësaj sëmundje.

 

Sipas të dhënave, infektimi me virusin HIV nëpërmjet mardhënieve seksuale të pambrojtura është mënyra kryesore e  transmetimit, 96% e rasteve te diagnostikuara i përkasin kësaj mënyrë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktualisht 792 persona po marrin terapi antiretroviral prej të cilëvë 780 janë të rritur dhe 12 janë fëmijë.