Dita e sotme është për mua dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem nga njeriu që kalova çerek shekulli jetë. Sot është një nga ato ditë që unë nuk do dëshiroja të jetoja kurrë. E tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Unë një vajzë e re, rashë në dashuri me Fatosin. Atëhere nuk e kuptoja pse. Por tani e di. Nuk rashë në dashuri me Fatosin, por me vizionin e një Shqipërie ndryshe.

Me kalimin e kohës, ditë as dite, unë pata fatin të zbuloja te Fatosi vlera e cilësi që nuk janë të shpeshta në jetën tonë, aq më pak në ketën publike dhe politike.

Disa cilësi të tij, i njohim të gjithë. Por kur vjen një moment si ky ja vlen të përmblidhen, sepse Fatosi ishte më tepër se një figurë publike. Fatosi ishte i vërtetë. Ai nbuk shtirej e nuk merrte poza. Ai bënte atë që besonte dhe besonte atë që bënte. Nuk e donte servilizmin. Ai eci në baltën e politikës pa u bërë pis prej saj. Ai nuk linte asnjë gjë për gjysëm. As punën, as miqësinë as dashurinë”, tha Xhoana Nano.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";