Ish-presidenti francez, Nikolai Sarkozi, njoftoi sot se libri i tij i ri, me titull “Ditari i një të burgosuri”, do të dalë në shitje më 10 dhjetor përmes shtëpisë botuese Fayard, e cila i përket miliarderit konservator Vensan Bolore.

Në një postim në X, Sarkozi shkruan se jeta në burg është e vështirë dhe e izoluar:
“Në burg nuk ka asgjë për të parë dhe asgjë për të bërë. Harroj heshtjen që nuk ekziston në burgun e Santé, ku dëgjon shumë. Zhurma është, fatkeqësisht, e vazhdueshme. Si në shkretëtirë, ashtu edhe jeta e brendshme e një njeriu forcohet brenda burgut.”

Ish-kreu i shtetit francez (2007-2012) u dënuar më 25 shtator për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pasi lejoi që bashkëpunëtorët e tij të kërkonin nga Libia e Muamar Kadafit të financonte fshehtas fushatën e tij të suksesshme presidenciale në 2007. Ai qëndroi tre javë në burg.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës për lirimin e përkohshëm në fillim të nëntorit, Sarkozi e përshkroi qëndrimin në Santé si “shumë të ashpër” dhe “shkatërrues”, duke e cilësuar përvojën “makth”, por vlerësoi stafin e burgut për njerëzillëkun e treguar dhe ndihmën për ta bërë këtë makth të durueshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 10 nëntor, një gjykatë në Paris vendosi lirimin e tij të parakohshëm. Apeli i Sarkozit ndaj vendimit penal do të shqyrtohet nga 16 marsi deri më 3 qershor 2026.

/vizionplus.tv