Burime pranë policisë bëjnë me dije se rreth 15 persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit, për t’u marrë deklarimet lidhur me djegien e mjetit të Marsel Buçit.

 

Sipas informacioneve, mes të shoqëruarve është edhe Deizi Arapi, ndërsa shtetasit e tjerë janë persona që mund të kenë dijeni, apo persona që kanë patur konflikte më parë me Buçin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Janë hapur të gjitha dosjet që lidhen me Marselin, në mënyrë që të bëhet e mundur zbardhja e ngjarjes. Vetë Buçi ka deklaruar në polici se dyshimet e tij janë tek Deizi Arapi, pasi ajo ka përmendur emrin e tij kur iu dogj makina e saj. Zbardhja e ngjarjes vështirësohet pasi në atë zonë nuk ka kamera sigurie.

 


 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";