Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas djegies së raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

 

Vasili e quajti kete deshtim si faktimin e procesit farsë të nisur nga Partia Socialiste.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Risia e Edi Ramës abortoi. E gjithë farsa, komedia e zezë që u luajt këto 2-3 muaj nuk kishte qëllim të krijonte një proces me risi për zgjedh e pres por zhurmë për të hequr vëmendjen nga aferat. Me gjithë daullet e çara të çingijeve të Rilindjes, patë më në fund që procesi i dhejetëra zarvefe ishte një abort total. Sot gjithë shqiptarët prisnin pas këtyre daulleve, jo ne, por aborti qe i plotë dhe besoj se asnjë shqiptar nuk mund ta imagjinonte që të paktën për sy e faqe të mos kishim qoftë edhe një kandidat, qoftë dhe një kloun sa për ta paraqitur sot në sallën e parlamentit. i gjithë qe një fiasko e vërtetë, një faqe e zezë e vërtetë. Duhet shënuar në rekorde kjo farsë. Rama nuk ka seriozitet dhe nuk është shtetar. Ka atë qëllim të vjetër, etje të pashuar për të rrëmbyer institucionin e Kreut të Shtetit. Me 71 vota sa ka do zgjedhë rripin e tij të mesit për ta çuar në Presidencë. Akti i parë u luajt dhe komedia u luajt sot me 5 sekonda., tha Vasili.