Aksioni politik i partise demokratike kunder mazhorances socialiste do te perfshije grevat dhe protestat. Gjate nje takimi me perfaqesues te sindikatave kreu i PD, Sali Berisha theksoi se grevat dhe protestat do te cojne ne rrezimin e qeverise “Rama”.
Sali Berisha
Kryetar i PD
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Te kombinojme grevat tuaja dhe protestat tona te fuqishme. Dhe ky regjim rrezohet se ky eshte nje regjim i kalbur”
Berisha ka permenduar pagat si nje prej arsyeve pse qytetaret duhet te ngrihen kunder qeverise. Sipas kreut te PD, pagat duhet te ishin trefishuar nese i referohemi borxhit qe ka marre qeveria “Rama”.
“Ju jeni dëshmitarë se si rrogat e mësuesve, mjekëve, infermierëve, punonjësve të tjerë, policëve, ushtarakëve, minatorëve, e sketorit privat, gjatë këtyre 9 viteve për shkat të dyfishimit dhe mbidyfishimit të cmimeve të produkteve bazë të jetesës, jo që nuk janë rritur por janë sot absolutisht 20-30% më të ulta se në vitin 2013. “
Sipas Berishes arsye per situaten e veshtire ekonomike eshte korrupsioni.
“Firma për sipërmarrje fantazëm që shkojnë në 420 milionë euro vendosen palë-palë. Dhe ndërmarrjet nuk ekzistojnë. Sot pas 5 vitesh asnjë incenerator nuk ka, as i Elbasanit është jashtë funksioni. “
Per kreun e pd berisha edhe kriza energjitike eshte pasoje e korrupsionit, dhe nuk ka lidhje me situaten e krijuar pas agresionit rus ne Ukraine.