Ditën e djeshme, drejtësia greke ka marrë vendimin për Babis Anagnostopoulos, i cili tronditi Greqinë me vrasjen e bashkëshortes së tij Caroline dhe përpjekjet për të fshehur krimin.

 

Babis Anagnostopoulos u dënua me burgim të përjetshëm. Në lidhje me vendimin ka reaguar babai i Carolinës, i cili mirëpriti vendimin e gjykatës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se do të bëjë gjithçka që ai mos e shohë më kurrë vajzën e tij të vogël.

 

“Pavarësisht se sa vite do të kalojë në burg, Caroline nuk do të kthehet më. Të paktën jam i kënaqur që gjykata nuk i besoi marrëzitë që ai tha gjatë dëshmisë së tij. Gjithashtu jam i kënaqur sepse e di që do të vuajë dënimin në Korydallos, burgu më i ashpër në Greqi. Shumë besojnë se ai nuk do të jetë në gjendje të mbijetojë atje. Ai do të jetë një njeri i ndryshuar, i dëmtuar, shumë më i vjetër se mosha e tij reale. Tani që fati i tij është zgjidhur, ne mund të vazhdojmë me Susan. Kam ndërmend të ndryshoj mbiemrin e Lidias që ajo të mos lidhet me këtë krijesë të urryer në të ardhmen. Do të bëj gjithçka që vajza e tij të mos e shohë më në jetën e saj”, tha babai 79-vjeçar për Daily Mail.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";