Tre turistë të cilët do të merrnin pjesë në njw festival që mbahet në Shëngjin, janë vënë në pranga nga policia pasi ju gjetën lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.

Ata u kapën gjatë kontrolleve në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, teksa ishin duke shkuar në vendin ku zhvillohet festivali.

Të arrestuarit janë E.F. 22 vjeç banues në Maqedoninë e Veriut, S.K. 39 vjeç lindur në Tiranë e banues në Amerikë dhe A.K. 25 vjeç  banues në Kosovë.

Ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë B.A. 30 vjeç banues në Australi,  A.A. 22 vjeç dhe M.M. 26 vjeç, banues në  Shkup.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të gjithë këtyre personave ju gjetën doza kokaine, ekstazi dhe kanabis. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Lezhës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.