Në funksion të hetimit që ka nisur, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar informacion nga Gjendja Civile për gjeneralitetet e ish-Presidentit Ilir Meta.

 

Kësaj kërkese të drejtuar më 8 gusht, i është përgjigjur rreth 10 ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në përgjigjen e datës 16 gusht, ky institucion bën me dije se në gjendjen civile, ish-presidenti është i regjistruar me emrin Ilir Metaj dhe nuk ka bërë ndryshime.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme do të dërgojë letërporosi edhe në SHBA, për më tepër informacion lidhur me hetimet që janë nisur për kreun e PL-së.

 

Aktualisht SPAK po e heton kreun e PL-së për dy vepra penale, për “korrupsion pasiv” sipas nenit 259 të Kodit Penal dhe “falsifikim të formularëve” sipas nenit 190 të Kodit Penal.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Objekt i hetimeve janë pasqyrat e burimeve financiare të depozituara në KQZ nga LSI, për lobim e shpenzime elektorale në SHBA.

 

Kujtojmë se hetimi nisi pas një kallëzimi të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili pretendon se janë paguar qindra mijëra euro për lobim, për pastrimin dhe ngritjen e figurës së Ilir Metës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";