Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar, të identifikuar si Besim Dedej, pasi ka tentuar të djeg me benzinë bashkëshorten e tij.

 

Besim Dedej ka qënë më herët në burg për dhunë në familje. Pasi ka dalë nga burgu i ka shkuar bashkëshortes pasi nuk janë ndarë ende me divorc dhe ka tentuar t’a lyejë me benzinë. Ajo ka ikur me vrap.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autori pasi ka lyer dhe veten me benzinë ka tentuar të largohet por është kapur menjëherë nga Komisariati nr 3. Gjatë kontrollit, këta të fundit i gjetën dhe sekuestruan edhe një thikë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vangjel Noti”, rreth orës 07:00, duke qenë në gjendje të dehur, ka lagur në trup, me lëndë djegëse, veten dhe bashkëshorten e tij. Më pas është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 49-vjeçarit, një mjet prerës (thikë)”, njofton policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";