Një zjarr ka rënë në fshatin Sadovicë, në Njësinë Administrative Sinjë në Bashkin  Berat.

Zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e vetë fermerëve, të cilët ishin duke pastruar parcelat me ullinj dhe duke djegur mbeturinat.

Papritur zjarri u ka dalë nga kontrrolli dhe ata kanë njoftuar zjarrëfikësit. Pas njoftimit të marrë,drejt zonës janë nisur  2 mjete zjarrëfikëse dhe efektivë të policisë së shtetit.

Flakët e zjarrit janë lokalizuar shpejt,duke shmangur përhapjen e mëtejshme drejt parcelave me ullinj të zonës dhe në një kohë të shkurtër është bërë i mundur fikja e plotë e zjarrit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si pasojë e zjarrit janë djegur 5 rrënjë ullinj dhe rreth 500m2 bimësi,me shkurre e ferra./vizionplus.tv