Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kryetarit të LSDM-së pas humbjes së thellë në balotazhin e zgjedhjeve vendore që u mbajtën të dielën.

Me dorëheqjen e tij skemat kanë mbetur të hapura se cila do të jetë lëvizja e radhës, ndërsa mediat maqedonase citojnë Kushtetutën, se çfarë ndodh kur kryeministri jep dorëheqjen.

Në Nenin 93 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut thuhet  se “dorëheqja e kryetarit të Qeverisë, vdekja e tij apo pengesa e përhershme për kryerjen e funksionit, sjellin edhe dorëheqjen e Qeverisë. Qeverisë i ndërpritet mandati kur të shpërbëhet Kuvendi. Qeveria së cilës i është votuar mosbesimi, e cila ka dhënë dorëheqje apo së cilës mandati i është ndërprere për shkak të shpërbërjes së Kuvendit, mbetet në funksion deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Ndërkohë, neni 219 i Rregullores për punën e Kuvendit, citon se “Qeveria, Kryetari i Qeverisë apo anëtar i Qeverisë mund të japin dorëheqje. Dorëheqja e Qeverisë apo të kryetarit të Qeverisë, dorëzohet  te kryetari i Kuvendit në formë të shkruar dhe mund të arsyetohet…Më pas kryetari i Kuvendit e dorëzon në Kuvend kërkesën dhe tek presidenti i Shtetit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në nenin 220 thuhet se “Kuvendi në seancën e parë, pa debat, konstaton  se kryetarit të Qeverisë apo ndonjë anëtari të Qeverisë i ndërpritet mandati në ditën e mbajtjes së seancës”.