Kryetaret e bashkive në Vlorë dhe Diber kanë dhënë dorëheqjen pasi do të kandidojnë në zgjedhje në listat e PS.

Lajmi ende nuk është zyrtar mirëpo burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se tashmë është e kryer që Dritan Leli në Vlorë dhe Dionis Imeraj në Peshkopi do të japin dorëheqjen nga posti I drejtuesit lokal.

Ata do të vendosen në zonë të sigurtë në listat e Partisë Socialistë në qarqet Vlorë dhe Dibër.

Gjithcka do të vendoset fillimisht nga punimet e kryesise së PS në orën 18:00 e më pas listat do të dorëzohen në mbrëmje vonë në KQZ, për tu bërë publike më tej edhe nga kryeministri Rama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";