Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po ballafaqohet me akuza për krime lufte ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që deri më 2 Gusht të dorëzojë një listë paraprake të dëshmitarëve që synon të thërrasë në sallën e gjyqit për të dëshmuar.

Kërkesa e avokatit Lluka Mishetiç është përkrahur edhe nga avokatët mbrojtës të Veselit, Krasniqit e Selimit. Por këtë kërkesë të mbrojtjes në konferencën e 6-të statusore që u mbajtë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së e ka refuzuar prokuroria.

Prokuroria këtë kërkesë e ka konsideruar si komplet jashtë kontekstit, por ka reaguar Mishetiç duke thënë se nuk e kupton refuzimin e prokurorisë. Por prokororja i është kundërpërgjigjur duke thënë se listat jepen brenda afateve të caktuara dhe mënyra e dhënies së dëshmisë do të jepet në atë kohë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar gjithashtu ka bërë të ditur se në këtë rast janë përafërsisht 5 dëshmitarë ndërkombëtarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa gjithashtu ka bërë të ditur se ka vazhduar me nxjerrjen e materialeve që nga konferenca e fundit statusore ku janë nxjerrë 14 pako me material ndër to 4 pako komplet shfajësuese.