Futbollistët e Kombëtares Shqiptare, ata të euro 2016, nuk do të kenë më pasaporta diplomatike.

Nga pjesëmarrja historike në finalet e euro 2016,qeveria në shenjë nderimi, pajisi secilin prej lojtarëve me pasaporta diplomatike, pasi i konsideronte jo vetëm heronj, por edhe ambasador të Shqipërisë.

Por sot, shumë gjëra kanë ndryshuar. Në një letër të hapur, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shfuqizon këtë vendim, ndërsa i kujton Federatës Shqiptare, që të gjitha subjektet e saj që janë pajisur me pasaportën diplomatike, duhet ta dorëzojnë atë brenda afatit, që është data 30 qershor i këtij viti.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";