Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim ish- zyrtaren e ministrisë së Financave, Alda Klosi, në shtëpinë e së cilës u vodhën 120 mijë euro nga sanitarja e saj.

Nëse gjykata penale pranon kërkesën e prokurorisë, Klosi do të gjykohet për deklarim të rremë të shumës që iu vodh në shtëpi.

 

Para policisë, Alda Klosi denoncoi 30 mijë euro të vjedhura dhe disa bizhuteri, por hetuesit zbuluan se shuma ishte më e madhe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Pasi u vendos përballë këtij fakti, ish-zyrtarja tregoi se paratë i përkisnin xhaxhait të saj. Nga ana tjetër pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj, do të gjykohen për vjedhje në bashkëpunim me pasoja të rënda.

 

Në shtëpinë e tyre u zbuluan në tubin e aspirimit edhe gjysmë milionë euro, për të cilat ata deklaruan se i përkisnin, Alda Klosit që ua kishte dhënë për t’i ruajtur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";